E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq paralajmëron marrëveshje për doganat brenda 7 ditëve

Kryeministri i Serbisë, Ivica ka paralajmëruar sot se gjatë 7 ditëve të ardhshme do të gjendet zgjidhja për pagesën e doganës në vendkalimet kufitare me Kosovën.

Ai ka rikujtuar marrëveshjen se dogana nuk do të paguhet derisa të gjendet zgjidhja adekuate dhe ka shtuar se ashtu edhe do të jetë.

Sipas tij, përveç doganës ka mbetur për tu sqaruar edhe çështja e pagesës së TVSH-së dhe akcizave.

Shefi i ekzekutivit serb ngriti si çështje edhe pjesën e mjeteve të inkasuara nga doganat që do të duhej t’i kthehet komunitetit serb.

Daçiq ka theksuar se nëse vjen deri te ndonjë ndryshim, atëherë Serbia nuk do ta pranoi./Indeksonline/

------

Po diskutohet për doganat në veri

Dialogu teknik në mes Beogradit e Prishtinës ka vazhduar sot në Bruksel, ndërkaq në rend dite janë çështjet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike, telekomunikacionin si dhe problemin e pagesës së doganave në pikat veriore kufitare.

Ekipet negociatore, të cilat po udhëhiqen nga Edita Tahiri dhe Dejan Paviqeviq, janë duke biseduar me dyer të mbyllura në selinë e Shërbimit të Jashtëm të BE-së në krye me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Katherin Ashton.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, në këtë takim janë duke u bërë përgatitjet edhe për raundin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq më 17 janar./Indeksonile/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›