E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Shkoder rrezikon antenat televizive dhe te telefonise

Zjarri i rënë në malin e Taraboshit në Shkodër që nga pasditja, është përhapur edhe më shumë dhe në orët e mbrëmjes duke rrezikuar antenat televizive dhe ato të telefonisë celulare.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke, ndërkohë që terreni i thyer dhe malor e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Për këtë arsye, është kërkuar edhe ndihma e ushtrisë si dhe e banoreve të zonës.

Sipas inspektorëve pyjorë, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është me shume se 70 hektarë.

Zjarri i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi dhe në një sipërfaqe të madhe të pyllit.

Zjarrfikësit po punojnë për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.

Zona e malit të Taraboshit çdo sezon veror është pre e vatrave të zjarrit të cilat mësohet të shkaktohen kryesisht për arsye të hapjes së kullotave nga barinjtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›