Zjarr në Tiranë, merr flakë kati i katërt i një godine
Një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë paraditen e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë lulishtes 1 Maji në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njërëz, vetëm dëme materiale. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur 3 makina zjarrfikëse, të cilat kanë evakuar banorët dhe shuar flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak ishpërthimit të zjarrit ka qënë një bombol gazi, ndërsa vijojnë hetimet nga ana e policisë.