E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/ Ramës i shkojnë 40 denoncimet e para për Gjikën, Dakon e Çipën

19-08-2013 / Gazeta 55

Thirrja e Edi Ramës bërë qytetarëve që të denoncojnë ndërtimeve pa leje dhe abuzive në të gjithë vendin, ka zbuluar në më pak se 24 orë abuzimet e kryebashkiakëve të bregdetit, të cilët me veprimin dhe mos veprimin e tyre janë përgjegjës për katastrofën urbane në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.  Fotot e para që  kanë ardhur në faqen zyrtare të internetit të Ramës kanë qenë nga qyteti i Vlorës, ku denoncohet pallatet dhe hotelet buzë detit që janë ndërtuar pas ardhjes në 2003, në kryet të bashkisë bregdetare të Shpëtim Gjikës. Edi Rama po shton presionin ndaj Shpëtim Gjikës deri në paralajmërimi për futje në burg. Shpëtim Gjika gjendet përballë dy zjarreve të fuqishme, nga njëra anë të pronarëve të pallateve dhe hoteleve në zonën e Vlorës që i janë gjendur pranë tij  dhe në anën tjetër të Edi Ramës që kërkon të t’u marrë kompetencat kryebashkiave të bregdetit me ngritjen e një Agjencie për Zhvillimin e Bregdetit pranë kryeministrisë.  Po ashtu në uebsajtin e Edi Ramës ka ardhur edhe fotot të lokaleve pa leje të ndërtuar në Durrës, Golem Sarandë dhe Ksamil. Tendenca e qytetarëve që kanë denoncuar përmes fotove ndërtimet abuzive janë qytetet bregdetare, aty ku kryesocialisti ka lajmëruar nisjen e një aksioni frontal për të prishur ndërtimet “pa” leje të gjithë vijën e bregdetit të Jugut, por dhe ndërtimet e bëra në anë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, që prishin peizazhin e rivierës shqiptare.  Sido që të jetë, Edi Rama ka nisur një sulm mediatik të mirëorganizuar që po dirigjohet këto ditë kundër drejtuesve socialistë në Bashkitë e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Pakënaqësitë e shprehura nga Vangjush Dako, Shpëtim Gjika dhe Stefan Çipa se s’përfituan ato që iu ishin premtuar në fushatën elektorale, pasi pakti i Ramës me ta ka qenë, “hidhni lekët të blejmë votat dhe njerëzit tuaj do jenë ministra e drejtorë të rëndësishëm”, po iu kthehet në dhunë dhe kërcënime verbale. Ky është një mobilizim total i oborrit mediatik pranë PS, të urdhëruar nga Edi Rama, kundër atyre që kanë shfaqur pakënaqësi me emrat e qeverisë së re. Përballë justifikimit se kjo fushatë është inskenim, qëndrojnë shenjat e shpronësimit politik të bashkiakëve, për t’i çelur rrugën bizneseve personale të Edi Ramës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›