Grupi i miliarderëve të PS tërhoqën depozitat bankare përpara zgjedhjeve

Zbardhet skema e vjedhjes së votave në Lezhë dhe Shkodër 20 deputetët biznesmenë socialistë në 6 muajt e para të këtij viti kanë tërhequr pjesën më të madhe të parave në bankat shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë nga 343,8 miliardë lekë, që ishin në tetor të 2012-ës, në 327,7 miliardë lekë, në fund të qershorit të këtij viti. Rënia është mbi 160 milionë dollarë dhe ka ndodhur në vetëm një grup depozitash, ato të individëve në valutë. Llojet e tjera të depozitave kanë vazhduar të rriten. Në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria është përballur vetëm një herë me një situatë të tillë. Në fund të vitit 2008, kur depozitat e individëve në valutë ranë brenda pak muajsh me rreth 300 milionë dollarë. Por, në atë kohë, shkaku ishte paniku i përhapur nga kriza financiare, që nxiti individët të tërhiqnin kursimet e tyre. Ndërsa këtë herë, arsyet duken të tjera. Ekspertë të sistemit bankar thonë se paratë e tërhequra nuk janë përdorur të gjitha në tregun e brendshëm. Sipas tyre, kjo do të kishte bërë presion mbi kursin e këmbimit, duke dobësuar euron, çka nuk ka ndodhur. Në këto kushte, dyshimet më të mëdha janë se paratë kanë dalë jashtë shtetit. Shifrat tregojnë se bëhet fjalë për tërheqje prej 20 milionë eurosh në muaj dhe periudha është ajo e muajve të fundit para zgjedhjeve. Jo zyrtarisht, nga vetë bankat kanë dalë informacione se lëvizjet janë kryer nga depozitues të mëdhenj. Fushata zgjedhore dhe blerja e votave të zbuluara në qarkun e Lezhës dhe qarkut e Shkodrës, në të cilën gjenden 10 prej biznesmenëve deputetë më të medhenj të vendit që kanë tërhequr depozitat e tyre nga bankat.
...