E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në fshatin Penkovë në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e fshatit Penkovë, në bashkinë e Selenicës.

Sipas medieve, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës.

Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve dhe përcaktimi i shkakut të rënies së zjarrit.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›