Zjarr në fshatin Vagalat, shkrumbohen pyjet
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot sipërfaqe toke në një faqe kodre në Sarandë, në fshatin Vagalat.
Forcat e zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit, por kanë hasur në vështirësi pasi flakët po ndihmohen edhe nga temperaturat e larta.
Burime per "Ora News", thanë se ka qenë e vështirë për të depërtuar më tej, pasi në këtë zonë, ka mjaftë banesa, të cilat mund të vihen në rrezik.