E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martanesh, bie nga lartësitë, humb jetën e riu

Një i ri, mosha dhe indetiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e së mërkurës, në komunën Krastë në Martanesh.
 

Burime të policisë lokale bënë të ditur se i riu ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, por ende nuk specifikohet se ku ka ndodhur ngjarja. Si rezultat i rënies në tokë, i riu ka pësuar dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›