Berisha: Shqipëria si Zvicra
Orikum -Kryeministri Sali Berisha gjatë turit elektoral në qytezën e Orikumit, ka deklaruar se do të investonte në fushën e turizmit, gjatë katër viteve të ardhshme të mandatit qeverisës. “Në qoftë se në vitin 2008 Shqipëria priti 2, 7 milion turistë, jam këtu për t’u zotuar se në vitin 2013 vetëm qarku juaj do të presë 2, 7 milion turistë. Ky është qëndrimi ynë, sikundër katër vitet që vijnë ne do të hedhim bazat e një turizmi tjetër shumë të rëndësishëm , turizmit malor. Do të shtrijmë infrastrukturën drejt Tomorrit, Çajupit, Alpeve të Shqipërisë, drejt Lurës. Ky vend ka një potencial të paimagjinueshëm turistik. Zvicra është bërë e famshme për malet e saj, Shqipëria do të bëhet e famshme për malet dhe brigjet e saj”-theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të subvencionojë tërësisht mbjelljen e 3 mijë ha ullishte në këtë vend. Ndërkohë, ai ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm, shqiptarët do të kishin 24 orë ujë të pijshëm në të gjithë vendin, falë investime që do të ndërmarrë qeveria në këtë drejtim.
“Ne na duhen edhe disa kohë, edhe ky mandat, që të barazohemi me furnizimin me ujë, kurse sot secili prej nesh mund të ketë dëshminë e identitetit të tij, të standardeve më të larta në Evropë dhe në botë. Ju bëj thirrje, merrini ato, se është dhe ndjenje krenarie që të shkojmë në ditën e zgjedhjeve para gjithë Evropës dhe të tregojmë se me çfarë votojmë ne”-tha më tej Berisha.