Zjarr në masivin e pishave në Krujë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin e pishave në Krujë.
Zjarri ka rënë në zonën pyjore të Krastës ndërsa mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen edhe nga era.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur zjarrfikëse të shumta të Krujës por edhe të Durrësit, të cilat po përpiqen për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ditët e fundit në zona të ndryshme janë shfaqur vatra të reja zjarri, nisur edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.