E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet verore, fluks turistësh në pikat e kufirit

Destinacioni i preferuar turistik i kosovarëve vazhdon të jetë Shqipëria, ku vetëm në 24 orët e fundit në Murriqan kanë hyrë 15 mijë persona. Numri i madh shtetasve kosovarë që vijnë në vendin tonë këto ditë, ka bërë që të shtohen rradhët në këtë pikë kalimi dhe qytetarët i bëjnë apel strukturave që të lehtësohen procedurat e kalimit të kufirit.
 

Duke krahasuar numrit e personave që kanë hyrë korrikun e kaluar, këtë vit kemi rritje të numrit me 10%. Ndërsa policia ka marrë të gjitha masat për të përballuar këtë fluks në mënyrë që të evitohen rradhët dhe pritjet gjata. Aktualisht në këtë pikë kufitare punohet me 8 sportele,por pritet që javën e ardhëshme të ketë fluks më të madh turistësh kosovarë.
 

Ndërkohë situata paraqitet normale, pavarësisht fluksit të madh në pikat kufitare që lidhen me Greqinë. Kështu në pikën e Kakavijës dhe Tre Urave në Përmet kanë hyrë 4907 persona si dhe 1369 automjete, si dhe kanë dalë 2641 persona dhe 634 mjete. Ndërkohë pala shqiptare ditën e djeshme ka punuar në hyrje me 7 sportele dhe 4 në dalje. Ndërsa pala greke ka punuar me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje. Masat e marra nga struktura e policisë kufitare në bashkëpunimi më palën greke kanë bërë të mundur eleminim e rradhëve.
 

Në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet normale. Policia shqiptare gjatë ditës së sotme ka punuar me 7 sportele gjithsej, 4 prej të cilave ishin në dispozicion për hyrjet në atdhe, ndërsa 3 të tjerët për dalje. Ndërkohë që pala greke ka punuar me 4 sportele të ndara 2 për hyrje dhe 2 për dalje. Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi shprehen se pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë vendin fqinj situata është normale.
 

Gjatë verës në Shqipëri për shkak të kthimit të emigrantëve për të kaluar pushimet në vendilindje krijohen radhë të gjata në pikat kufitare. Duke iu referuar të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit kanë hyrë nëpërmjet këtij vendkalimi 3906 shtetas shqiptarë me 1044 automjete, dhe kanë lënë Shqipërinë në këto 24 orë 2021 emigrantë me 517 automjete. Gjatë muajit korrik kanë hyrë nëpërmjet Kapshticës më shumë se 80 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët kryesisht synojnë bregdetein për pushimet e stinës së nxehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›