Zjarr në një apartament te Rruga e Durrësit

Foto ilustruese / Arkiv
Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Durrësit, në një apartament në katin e katërt të një pallati.
Zjarri ka përfshirë fillimisht kuzhinën, e më pas është shpërndarë në të gjithë shtëpinë.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. / G.N.