E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi ekonomik, Berisha vizitë në Turqi

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha eshte nisur per një vizitë zyrtare dy ditore, në Republikën e Turqisë, me ftesë të homologut të tij Recep Tayyip Erdogan.

Bashkepunimi ekonomik mes vendeve dhe ftesa ndaj biznesit turk per investime ne Shqiperi mesohet te kete ne qender te takimeve qe Berisha do te zhvilloje gjate vizites ne Turqi.

Sipas kryeministrise, kreu i qeverise shqiptare do të zhvillojë një takim koke me koke me kryeministrin Erdogan, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve. Në përfundim të takimit, dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sipas axhendes se planifikuar, gjatë vizitës do të nënshkruhen Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin midis Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Akademisë  Diplomatike  të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Arkivave midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Mesohet se  Berisha do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Republikës Abdullah Gül dhe me Kryetarin e Asamblesë se Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek.

Në ditën e dytë të vizitës, Kryeministri Berisha do te këtë një mëngjes pune me ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutolu.

Takimet dhe bisedimet me personalitetet më të larta turke evidentojnë nivelin shumë të lartë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, si dhe i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të tyre. Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet gjithashtu thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Gjate vizites, Berisha do te marre pjese ne Forumin e Biznesit, që organizohet nga Bashkimi i Dhomave dhe Bursave të Turqisë. Kryeministri do ti drejtohet Forumit me një fjalë, ku jepet një panoramë e përgjithshme e klimës së biznesit në Shqipëri, reformave që ka ndërmarrë dhe hapave të rinj që pritet të implementojë qeveria shqiptare për ta bërë edhe më atraktive e konkurruese klimën për biznes e investime në Shqipëri, potencialet që ofron vendi ynë në  sektorë të ndryshme të zhvillimit etj..

“Kryeministri do të ftojë biznesmenët turq për të investuar në Shqipëri, duke i garantuar ata se investimi i tyre këtu do të jenë një histori suksesi. Në takimin me biznesin turk, Kryeministri do të shoqërohet edhe nga një grup  përfaqësuesish të biznesit shqiptar”- thuhet ne deklaraten e Kryeministrise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›