Holtkemper: Palët, vullnet për të zgjidhur çështje me rëndësi

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper ka deklaruar se politika shqiptare duhet të ketë vullnetin për të zgjidhur çështjet me rëndësi të veçantë.
Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, Holtkemper theksoi se palët duhet të ulen në bisedime në mënyrë që të ecet përpara me reformat
Duke komentuar krijimin e partive të reja në Shqipëri, ambasadorja gjermane vlerëson se ato duhet të shmangin frymën nacionaliste.
“Në zgjedhje do shohim se sa mbështetje do të kenë nga votuesit në zgjedhjet elektorale. Ajo që mbetet ahqetësuese për ne është fryma nacionaliste”, ka theksuar Holtkemper.