Kuvendi, shtyhet për javën e ardhshme kandidatura e Cefës
Kuvendi ka vendosur të shtyjë për javën e ardhshme diskutimin dhe miratimin e kandidaturës së Elvis Cefës, si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetarja Topalli njoftoi në nisje të senacës se shtyrja e kandidaturës së Cefës për javën e ardhshme është vendosur në Konferencën e Kryetarëve.
Séance ka vijuar me debate në lidhje me projektligjin Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Socialistët kanë akuzuar qeverinë se e ka lënë pasdore fshatin, i cili është zhytur në borxhe të papërballueshme.
Fshati është lënë në harresë. Ligji i paraqitur sot është i pamjaftueshëm sepse nuk nxit bashkëpunimin për prodhime mes këtyre shoqërive si dhe vë në dyshime edhe rimbursimin e 6 përqindshit të vlerës së prodhimit të shitur. Ligji gjithashtu nuk zgjidh problemet që ka fshati dhe problemet që kanë bujqësit si rritja e shërbimit të bimës, blerjes dhe tregtimit të prodhimit, rritjes së shërbimit të punimit të tokës, rënies së konsumit. Sot në fshat nuk ka para. Kostoja është rritur ndjeshëm. Zinxhiri i borxheve që është vendosur në fshat është bërë i papërballueshëm, tha socialisti Erion Braçe. / G.N.
