Afrika e Jugut nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Qëndrimi i Afrikës së Jugut për të mos njohur pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar, ka thënë ministrja për Punë të Jashtme e Afrikës së Jugut, Maite Nkoana Masaban, pas bisedës që ka pasur me homologun e saj serb, Vuk Jeremiq. Ministri i Jashtëm serb me këtë rast ka falënderuar vendin afrikan për siç ka thënë ai “përkrahjen rreth sovraniteti territorial të Serbisë”.
Jeremiq në konferencë për shtyp pas këtij takimit ka pohuar se pozicioni i Afrikës së Jugut nuk do të ndryshojë dhe se ky rast është një përkrahje e madhe për Serbinë, pasi Afrika e Jugut është lider i kontinentit afrikan.