E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto, nesër vizitë zyrtare në Mal të Zi

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto do të zhvilloje nesër një vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të homologut malazez Milan Roçen.
 

Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, Haxhinasto do të takohet me presidentin Filip Vujanoviç, kryeministrin Igor Lukshiç dhe kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiç.
 

Gjithashtu ministri Haxhinasto, do të ketë takime edhe me drejtues të partive parlamentare shqiptare dhe drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin e Tuz.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›