E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, digjen edhe 4 vetura

Një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në plazhin e Durrësit, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik mes pushuesve.

Zjarri ka nisur në pjesën e kuzhinës dhe më pas është përhapur në pjesën tjetër.Mediat shqiptare raportojnë se janë djegur edhe 4 vetura të pushuesve, të parkuara në pjesën e pasme të hotelit.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›