Për një përdhunim mund të dënohen me 100 vjet burg

Policia e Indisë njoftoi se ka arrestuar të pesë të dyshuarit në rastin e përdhunimit grupor të një fotoreportere në Mumbai. Autoritetet e rendit kanë arrestuar të dyshuarin e pestë të dielën në kryeqytetin New Delhi, derisa katër të tjerët janë kapur në Mumbai.
Pesë burrat dyshohet se kanë përdhunuar viktimën 22-vjeçare në një objekt të braktisur, pasi kanë rrahur dhe lidhur shoqëruesin e saj mashkull.
Vajza është shtruar në spital me lëndime të shumta, por tani thuhet të jetë në situatë të qëndrueshme.
Nëse dënohen, të dyshuarit mund të përballen secili me nga 20 vjet burgim, ose gjithsej 100 vjet./Indeksonline/