Zjarr në një kodër në aksin Lushnje-Rrogozhinë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot sipërfaqe toke në kodrat e mbjella me pemë në afërsi të rrotondos së Grabianit në rrugën nacionale Lushnje-Rrogozhinë.
Forcat e zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit por kanë hasur në vështirësi pasi flakët po ndihmohen edhe nga era e fortë.
Sipërfaqja e djegur arrin rreth 3 hektarë tokë ndërkohë që mendohet se zjarri mund të jetë vënë aksidentalisht.