E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, evitohet falimentimi me marrëveshjen për borxhe

Greqia deklaroi të premten se ka marrë mbështetjen e mjaftueshme për të çuar përpara një marrëveshje të faljes së pjesshme të borxhit, një kusht për marrjen e kredisë së radhës, që do të shpëtojë financat e vendit helen nga falimentimi.

Ministria e financave e Greqisë ka njoftuar sot se më se 83% e investuesve privatë, që kanë fletobligacione të lëshuara sipas ligjit grek, janë pajtuar që të marrin pjesë në marrëveshjen për këmbim të borxheve.

Greqisë i duhej minimum 75% e marrëvshjes me qëllim që të fitoj qasje te ndihma e re financiare ndërkombëtare prej 130 miliardë eurosh dhe ta evitoj shpalljen e falimentimit.

Sipas marrëveshjes, pronarët privatë të aksioneve greke e kanë pranuar humbjen në vlerë prej 53.5%.

Pritet që kjo masë ta zvogëloj borxhin e Greqisë për 107 miliardë euro.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagard, tha se ajo beson se rreziku për krizë të re në eurozonë, tani për tani, është evituar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›