Zjarr në qendër të Gjakovës

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu sot në qendër të qytetit në Gjakovës, por që u lokalizua shpejt dhe u shua me sukses nga brigada e zjarrfikësve, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Njëra nga ndërtesat e vjetra të ndërmarrjes "Agimi" në Gjakovë u përfshi nga një zjarr i fuqishëm që e dogji të tërën, por fatmirësisht që objekti ishte i pa banuar dhe shërbente vetëm si depo e vjetër.
Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe Policia. Akterët e zjarrit nuk dihen ende por që do të hetohet në zbardhjen e këtij rasti.
Mësohet se ky objekt ka qenë afër Privatizimit, dhe se i njejti objekt është djegur edhe para dy viteve./Indeksonline/