E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne spitalin e Durresit dyshohet nje incident elektrik

Një zjarr përfshiu urgjencën e spitalit të Durrësit duke përhapur panik tek personeli e pacientët. Brenda pak minutash është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve të zjarrit nga forcat zjarrëfikse. 
Zjarri ka rënë fillimisht në bodrumin e spitalit të Durrësit, duke bërë që tymi të përhapej me shpëjtësi edhe në repartin e urgjencës në të cilën ndodhedhin dhjetra pacientë e personel, te cilet jane evakuar me shpejtesi nga ambjentet e brendshme per shkak se rrezikonin te asfiksoheshin. Paraprakisht dyshohet si shkak i zjarrit nje shkendije elektrike. Nga flakët e zjarrit nuk ka pasur të lenduar në njerëz por vetëm deme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›