E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne tunelin Thirre-Kalimash

Autostrada/ Vetem pak kohe pas venies ne funksion te plote nje defekt ka shkaktuar probleme ne sistemin elektrik

Burimet zyrtare te Ministrise se Transporteve u shprehen se gjithcka ka qene faj i djegies se nje baterie

RRSHEN - Per me se gjysme ore mesditen e djeshme nje krah i tunelit Thirre-Kalimash ka dale jashte funksionit per shkak te nje defekti te rende ne sistemin elektrik te tunelit gje qe krijoi panik tek udhetaret dhe drejtuesit e automjeteve qe ne ate kohe po kalonin ne kete aks rrugor.


Per me teper defekti i ndodhur u shoqerua me nje zjarr te vogel dhe tym ne brendesi te tunelit ne menyre krejt te papritur cka i detyroi punonjesit e mirembajtjes se tunelit te bllokojne kalimin e metejshem te automjeteve ne kete krah te tunelit. Per pasoje jo pak makina mbeten te bllokuara per rreth nje ore sidomos automjetet qe i drejtoheshin Kosoves dhe anasjelltas nga Kosova per ne rajone te tjera te vendit tone.


Ne tunelin e Kalimashit qe prej qershorit e deri me nentor te vitit te shkuar ka funksionuar vetem njera ane e tunelit pasi ne krahun jugor pati shembje te rrezikshme dhe per kete kompania ndertuese u detyrua te punonte me nje standard tjeter per te evituar rreziqe te tjera qe mund te vinin dhe per shume muaj automjetet kaluan vetem nga njera ane e tunelit cka ulte ritmin e kalimit te ketij tuneli pjese e autostrades Durres-Kukes ne pergjithesi.


Ndersa punimet ne krahun tjeter te tunelit perfunduan ne muajin tetor te ketij viti dhe qe atehere ka funksionuar normalisht pa pasur problemeduke krijuar mundesi te shpejta kalimi te tij per automjete te shumta.


Por problemi i pare me kete tunel pas venies totalisht ne perdorim eshte hasur pikerisht dje rreth ores 1145 kur ne sistemin elektrik te tunelit u konstatua nje defekt i cili u pasua dhe me nje zjarr te vogel ne nje kabine te tunelit. Kjo ka bere qe punonjesit e mirembajtjes se tunelit te nderpresin qarkullimin e automjeteve ne kete segment per ta riparuar defektin gje qe krijoi dhe radhe te gjata te automjeteve ne kalimin e tunelit.


Zjarri nuk ka krijuar demtime ne njerez dhe automjete ndersa eshte punuar permes sistemit te ajrimit per te bere pastrimin e ajrit brenda ne tunel dhe mesohet se rreth ores 1215 cdo gje ka qene ne rregull.


Pasi eshte bere nje kontroll i imtesishem ne gjithe gjatesine e tunelit u vendos qe ai te rihapet dhe automjetet te kalojne normalisht ne oret e metejshme.


Tuneli Thirre-Kalimash 56 kilometra i gjate eshte pjese nevralgjike e autostrades Durres-Kukes-Morine 170 km e gjate eshte ndertuar me dy hyrje duke depertuar malin e Thirres ne drejtim te Kalimashit. Ndertimi i tij u realizua me kohe te pershpejtuar nga kompania Bechtel-Enka por vetem njeri krah i tij u be i mundur te funksiononte qe prej qershorit 2009.


Nderkohe shembjet u para u shenuan vetem pak dite pas hapjes nderkohe nje vonese e madhe per tunelin ishin shembjet e ndodhura ne muajin nentor ku si pasoje u nderhy me punime shtese ne nje pjese prej afro 1 kilometer te tij per te arritur sigurine e kerkuar ne vepra te tilla te medha. Gjate kesaj periudhe u vendos edhe mbyllja e tunelit duke shenuar hapjen e tij vetem kete vit para sezonit veror.


E nderkohe qe dhe pjesa tjeter e autostrades sidomos ne kalimet e shpateve te thikta jane shoqeruar me rreshqitje duke rrudhur dhe gjeresine e saj nga kater ne dykalimshe. Nje gje e tille ka ndodhur ne nje gjatesi prej afro 1 kilometer ne pjesen e Geziqit.


Megjithese autostrada Durres - Kukes ku perfshihet edhe tuneli Thirre-Kalimash ka marre fonde pa fund nga ana e qeverise duke shenuar keshtu nje nga veprat me te shtrenjta te investuara nga shtetit shqiptar ajo vijon te kete probleme te herepashershme. Shume eksperte jane shprehur se punimet ne keto zona jane bere pa perllogaritje te sakta.


Ministria Bllokimi i trafikut 30 minuta


Pas ngjarjes se ndodhur diten e djeshme ne tunelin Thirre - Kalimash reagoi edhe Ministria e Transporteve e cila ne nje njoftim zyrtar u shpreh Sot ne oren 1145 min ne njeren nga dhomat teknike te Galerise Jugore te tunelit te Thirres ku jane te instaluara transformatoret dhe sistemet back-up te energjise ka ndodhur nje avari teknike duke shkaktuar zjarr si pasoje e djegies se nje baterie.


Ne funksion te respektimit te procedurave te sigurise ne tunel operatori i tunelit ne bashkepunim me forcat e zjarrfikesve kane bllokuar qarkullimin ne Galerine Jugore per rreth 30 minuta kohe kjo e nevojshme per te fikur zjarrin evakuar gazrat dhe verifikuar sistemet e sigurise ne hapesiren e tunelit. Ne oren 1215 min cdo gje eshte kthyer ne normalitet dhe trafiku ka vijuar normalisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›