E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e Rames Berisha PS ta dorezoje ne parlament

Kryeministri i kerkon opozites qe te dorezoje oferten e saj ne Parlament Nuk kane derguar asnje dokument


TIRAN- Kryeministri Berisha ftoi opoziten qe te dorezoje ne parlament oferten e re qe perjashton fletet e votimit. Gjate komunikimit me mediat pas kthimit nga Lisbona ku u mbajt Samiti i NATO-s kreu i qeverise deklaroi se ne rast te nje oferte te re zyrtare nga Partia Socialiste ajo do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh nga mazhoranca.


Nuk kane derguar asnje dokument. Te dergoje Partia Socialiste ta paraqese ne parlament. Smund te them skam asnje lloj paragjykimi.


Ai do te shqyrtohet ne perputhje te plote me seriozitetin e merituar ne perputhje te plote me ligjet e vendit- theksoi Berisha.
Kreu i qeverise u shpreh se kusht per pranimin e ofertes se socialisteve nese ajo do te dergohet ne parlament eshte respektimi i ligjit.


Sipas tij fletet e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore do te trajtohen sipas Kushtetutes. Ne jemi parti per shtetin ligjor. Ne kemi dy parime baze ne kete ceshtje Respekt te plote te ligjit dhe te Kushtetutes. Respekt te plote te drejtave te opozites dhe e kemi faktuar-tha ai.


Ne rast se oferta e socialisteve eshte e njejte me ate te meparshmen te dorezuar ne tryezen e partive per reformen zgjedhore shefi i mazhorances u shpreh se do te ishte nje tallje per shqiptaret. Nese ata sparaqesin oferte tjeter kjo do te thote se ata po tallen natyrisht me qytetaret sepse une them pres dokumentin por ne rast se behet fjale cdo dite per te njejten kerkese dhe ka nje prapavije per te mos paraqitur dokumente atehere kjo eshte nje megafon i radhes dhe asgje tjeter- tha Berisha.


Lidhur me Samitin e Lisbones kreu i qeverise e cilesoi si me te rendesishmin ne historine e Aleances perballe rreziqeve potenciale.


Kryeministri deklaroi se samiti rikonfirmoi politiken e dyerve te hapura dhe Aleanca shprehu gatishmerine per te vazhduar kontributin ne sigurine dhe paqen e rajonit dhe disponueshmerine per pranimin ne gjirin e saj te vendeve te tjera.Ishte nder dhe kenaqesi te perfaqesoje Shqiperine si vend i barabarte midis anetareve te NATO-s.


Shpreha mbeshtetjen e Shqiperise per strategjine e NATO-s dhe per nderhyrjen aty ku eshte e nevojshme. Qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen ne Afganistan dhe do kontribuoje ne rindertimin e tij sidomos ne fushen e arsimit- u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›