70 mije objekte nuk kane bere pagesat
TIRAN- Thuajse cdo jave ALUIZNI afishon listat e pronareve te objekteve informale duke i njoftuar ata per plotesimin e dosjeve te legalizimit njekohesisht iu ben thirrje per te paguar sa me pare tarifen e legalizimit.
Prej me shume se dy vjetesh procedohet me pergatitjen e dokumentacionit-tekniko ligjor per mijera ndertime pa leje ne te gjithe vendin kryesisht ne zonat urbane pasi procesi ne zonat rurale pritet te filloje masivisht ne nje kohe te dyte.
E megjithate procedurat ngecin tek pagesat. Edhe pse jane njoftuar se duhet te paguajne tarifen e legalizimit ne menyre qe te vijohet me tej me procedurat per marrjen e tapise jane me mijera pronare ndertesash ilegale qe nuk kane paguar parate. Te dhenat me te fundit zyrtare raportojne per rreth 70 mije objekte te cilave iu eshte pergatitur dokumentacioni por kane mbetur peng i mospageses se detyrimeve.
Te dhenat jane bere publike nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi gjate raportimit para Komisionit per Veprimtarine Prodhuese per buxhetin 2011 ku pjese e diskutimit u bene edhe legalizimet. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Ndertimeve Informale eshte nen varesine e Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve.
Sipas Olldashit ne te gjithe vendin ekzistojne mbi 200 mije ndertime pa leje te cilat jane perfshire ne procesin e legalizimit. Mesohet se per pjesen derrmuese te ndertimeve ka perfunduar pergatitja e dokumentacionit por mungesa e gatishmerise se pronareve per te paguar tarifen ka bllokuar te gjithe procesin.
Jane rreth 70 mije dosje per te cilat ka perfunduar pergatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor por ceshtja eshte qe nuk jane shlyer tarifat e legalizimit. Nese pronaret e objekteve do te bejne pagesen atehere do te vijohet me tej duke dhene lejen e legalizimit - tha Olldashi.
Koha e perfundimit te te gjithe procesit te legalizimeve ka ndryshuar disa here. Me pare ishte deklaruar fundi i vitit 2008 por permbyllja e te gjithe dosjeve dhe procedurave ishte e pamundur.
Me pas qeveria futi ne perdorim bonot e privatizimit pak jave para mbajtjes se zgjedhjeve te 28 qershorit me te cilat do te paguhej nje pjese e tarifes. Kjo pritej te stimulonte edhe me tej procesin e legalizimeve por pervec shtrenjtimit per disa muaj te bonove nuk ndryshoi asgje.
Menjehere pas propozimit per perdorimin e bonove te privatizimit ne procesin e legalizimeve vlera e tyre pesoi nje rritje te ndjeshme duke shkuar brenda pak diteve ne mbi 18 per qind.
Kjo nuk do te zgjaste shume pasi nje vendim tjeter i qeverise per te zhbllokuar bonot e fondit Anglo-Adriatika ngopi tregun duke ulur ne nivelet e 5 deri 7 per qind vleren e tyre.
Kjo ecuri verehet edhe sot ku cmimi i letrave me vlere nuk i kalon 7 per qind. Me pas periudha e perfundimit te procesit te legalizimeve u percaktua fundi i ketij viti por edhe kjo duket se do te jete e pamundur pasi jane mijera ndertesa te tjera kryesisht neper zonat rurale per te cilat vijojne procedurat.
Procesi i legalizimit te nje ndertese pa leje kalon neper disa procedura. Fillimisht pergatitet nje dosje per cdo qytetar me te dhenat qe ai vete ka deklaruar. Ne nje kohe te dyte ALUIZNI ben vete verifikimet ne terren dhe ne bashkepunim me institucionet e tjera permbyll dosjen.
Nese qytetari kerkon te paguaje me bono privatizimi ai duhet te beje kerkese me shkrim drejtuar agjencise rajonale.
Pas shlyerjes se detyrimeve te cilat perbehen nga tarifa e legalizimit taksa e ndikimit ne infrastrukture dhe vlera e legalizimit qytetari merr lejen e legalizimit e cila i jep te drejten ta regjistroje objektin ne emrin e tij ne Hipoteke.