Basha në bashki, dita e parë e punës, Tabaku, nënkryetare
TIRANE- Lulzim Basha ka nisur sot ditën e parë të punes si kreu i bashkisë së Tiranës, ndërsa një ditë më parë u betua dhe mori zyrtarisht këtë post. Basha është paraqitur rreth orës 10:45 në zyrën e tij në bashkine e kryeqytetit, ndërsa interesit të medias për t’i shkëputur një deklaratë, në ditën e parë të punës, i është përgjigjur se më vonë do të ketë një prononcim për median.
Basha u betua dje në një ceremoni të vecantë në bashkinë e Tiranës, në prani edhe të 55 këshilltarëve, të zgjedhur më 8 maj, duke marrë detyren, rreth 3 muaj e gjysme pas procesit zgjedhor, për shkak të kontestimit të rezultatit nga Partia Socialiste e më pas ankimimit të rezultatit nga ana e saj në Kolegjin Zgjedhor.
Ndërkaq po sot mësohet se Jorida Tabaku është dorëhequr nga posti i zv/ministres së Integrimit, pasi burime pranë bashkisë së Tiranës, bëjnë me dije se ajo do të jetë kanditate për postin e nënkryetares së bashkisë së kryeqytetit. Tabaku ka qenë drejtuese e fushatës elektorale të Bashës në zgjedhjet vendore të 8 majit.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)