Bota arabe protestat i lene vendin faljeve

Bota muslimane festoi Bajramin e Madh me falje që nisën që në orët e para të mëngjesit. E vecantë kjo festë për arabët sidomos, të cilët përvec atmosferës që sjell përvit Bajrami, kanë përjetuar edhe atmosferën e lirisë pas muajve të ngarkuar me protesta dhe dhunë. Në Egjipt, sheshi “Tahrir” i protestave, u shndërrua në sheshin e faljes së madhe të Bajramit, e para që pas rrëzimit të ish-presidentit Mubarak.Ndërsa turmat u mblodhën në shesh, ai u rrethua nga policia.
Mijëra palestinezë të udhëhequr nga liderët politikë, festuan Bajramin e Madh në Bregun Perëndimoe dhe në Gaza. Kjo festë është e vecantë për ta këtë vit, vetëm disa javë përpara paraqitjes së kërkesës për njohjen e shtetësisë së palestinës në Kombet e Bashkuara.
Besmitarët vërshuan në xhaminë Al Aksa në pjesën e vjetër të Jeruzalemit, vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët, e më tej iu drejtuan varrezës së lashtë aty pranë, një traditë në mëngjesin e Bajramit.
Irakenët suni u mblodhën në Bagdat për faljen e madhe, përpara banketit që përmbyll muajin e shenjtë të ramazanit. Besimtarët uruan njëri tjetrin në sheshin në qendër të Bagdatit, ndërsa imamët në xhami kanë theksuar rëndësinë e unitetit të irakenëve, pavarësisht disa sulmeve në xhamitë sunite dhe Shiite gjatë muajit të agjërimit.
Festime ka pasur në Malajzi, vendi me popullsinë muslimane më të madhe në botë apo në Filipine. Në Libi, banorët kanë festuar Bajramin e parë në Libi, sic shprehen ata, edhe pse kanë mbajtur radhë të gjata për të blerë bukë dhe ujë.
Juli Prifti