Turqi ne gjyq 205 opozitare kurde

Një gjykatë në Turqi nisi të hënën procesin gjyqësor kundër 205 opozitarëve kurdë të akuzuar se kanë lidhje me militantët kurdë.
Të pandehurit akuzohen se kanë lidhje me shoqatën e komunistëve kurdë, që është degë urbane e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, grupin që SHBA e BE e listojnë si një organizatë terroriste.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka zhvilluar një fushatë të armatosur për autonomi, kryesisht në juglindje që i ka kushtuar jetën më shume se 40 mijë njerëzve që prej 1984.
Çështja në fjale është një prej shumë rasteve që vë në pikëpyetje politikat mbi lirinë e fjalës në Turqi. 100 gazetarë janëe aktualisht në burg për akuza të ndryshme të lidhura me shkrimet e tyre.
Disa prokurorë kanë akuzuar të pandehurit për ndihmë dhe inkurajim të terrorizmit, por mbështetësit e tyre kanë thënë se të dyshuarit mes tyre, politikanë, akademikë dhe gazetarë po persekutohen për lirinë e shprehjes.
Hetimi nisi vitin e kaluar me arrestimin e profesorit të universitetit Marmara Busra Ersanli, botuesit Ragip Zarakolu si dhe disa gazetarë. Arrestimi i të dyve nëntorin e kaluar shkaktoi protesta ndërkombëtare. Zarakulu, i cili mbahet në një burg të sigurisë së lartë, u nominua për çmimin Nobel të paqes muajin e kaluar nga një grup ligjvënësish suedezë.