Zjarre në dy fabrika në Pakistan, 37 të vdekur

Zjarre shpërthyen në dy fabrika në Pakistan martën, duke vrarë të paktën 37 njerëz.
Në qytetin lindor Lahore më shumë se 23 njerëz gjetën vdekjen pasi u bllokuan brenda një fabrikë këpucësh. Zyrtarët thonë se flakët u shkaktuan nga difekti në një gjenerator.
Zjarri i dytë po të martë ndodhi në një rrobaqepësi në qytetin port jugor të Karaçit. Të paktën 14 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 20 të tjerë pësuan djegie të pjesëshme.
Dëshmitarët thonë se disa njerëz u hodhën nga dritaret për t`i shpëtuar zjarrit. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i njohur.
Karaçi është qyteti më i populluar i Pakistanit dhe qëndra kryesore tregtare e vendit.