E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Ndërkombëtarët duhet të shqetësohen për serbët në jug

Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë nuk është dhe nuk do të jetë qëndrim i serbëve, sepse serbët, pa marrë para sysh në ç`pjesë jetojnë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar sot për gjatë bisedave me delegacionin belg të Punëve të Jashtme Oliver Ivanoviç, ish sekretar shtetëror në të ashtuquajturën ministri për Kosovën.
 

"Pozita e serbëve në veri është pak më e mirë, prandaj prania dhe shqetësimi i bashkësisë në periudhën e ardhshme duhet orientuar para së gjithash në mbrojtjen e serbëve në jug të Ibrit", ka thënë Ivanoviç pas takimit me drejtorin e diplomacisë belge Jean Arthur.
 

Ivanoviç ka përmendur nevojën e vazhdimit të dialogut duke theksuar se Serbia është e gatshme që përmes përkufizimit të problemeve në Kosovë, të punojë në zgjidhjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›