Holandë, sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Holanda zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, të cilat do dominohen nga shqetësimet rreth krizës së eurozonës.
Sondazhet e opinionit thonë se partia e qendrës së djathtë liberale e kryeministrit Mark Rut dhe ajo e qendrës së majtë, Partia e Punës, janë shumë afër nëjra-tjetrës.
Rut thekson se do të ulë deficitin e Holandës, ndërsa Diederik Samsom nga Partia e Punës po promovon shpenzimet për programin e krijimit të vendeve të punës.
Zgjedhjet janë shpallur, pasi Partia e Lirisë e Gert Uilders tërhoqi mbështetjen e saj për politikën fiskale të qeverisë.
Partia e Lirisë ka bërë fushatë për tërheqjen nga Eurozona.
Analistët thonë se rezultati i votimit do të jetë i rëndësishëm për fushatën e Gjermanisë mbi disiplinën fiskale në eurozonë.