Rusi, zjarr në një rrobaqepësi, 14 të vdekur

Një zjarr në një rrobaqepsi në jug të Moskës dje shkaktoi vdekjen e 14 punëtorëve emigrantë vietnamezë.
Flakët shpërthyen në katin e dytë të ndërtesës të vogël në qytetin e Yegoryevsk. Një zyrtar i emergjencave tha se dyert ishin mbyllur dhe punëtorët me sa duket u përpoqën për t`i hapur ato me forcë.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihen ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Emigrantët aziatikë punojnë në fabrika nëpër Rusi shpesh në kushte të këqia dhe të pasigurta. Një zjarr në një treg jashtë Moskës shkaktoi vdekjen e 17 punëtorëve nga Taxhikistani në fillim të këtij viti.