E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarret – Shëndetësia aktivizon mekanizmin e emergjencës, të gjitha spitalet në gatishmëri për urgjencat

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale se si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret, në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

“Operatori Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor, (OSHKSH), Qendra kombëtare e Urgjencës Mjekësore, (QKUM), Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, (QSUNT), Spitali Universitar i Traumës (SUT) dhe të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë. Bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur,” shkruan ministrja Koçiu.

Ministrja garanton se shërbimit shëndetësor për çdo qytetar në nevojë dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme do të vijojë pa ndërprerje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›