E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nga ara në tryezë”, Maliqi feston “bukën e re” mes këngëve e valleve

Në Maliq është zhvilluar mbrëmjen e së martës “Festa e bukës së re”, një traditë që prej vitesh mbledh banorë dhe vizitorë nga zona të ndryshme.

Aktiviteti u shoqërua me këngë e valle popullore, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe festive. Kryetari i bashkisë gjatë ceremonisë ndau simbolikisht bukën e re me pjesëmarrësit, ndërsa foli për rëndësinë e kësaj feste si një mënyrë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të zonës. 

“Më vjen mirë këtë vit që gruri ka qenë i mbarë, falë edhe djersës së fermerëve, punës së tyre të përditshme. Le të gëzojnë sot. Të jetë kjo një nismë tradicionale që Bashkia ta ndërmarrë ndër vite,” u shpreh kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu.

Edhe banorët e pranishëm shprehën kënaqësinë për këtë ngjarje, e cila është kthyer në një pikë të rëndësishme takimi e bashkimi për komunitetin.

“Festa e bukës së re” në Maliq, përveçse nderon prodhimin bujqësor dhe mundin e fermerëve, shërben edhe si një moment për të forcuar lidhjet mes brezave dhe për të përcjellë vlerat tradicionale te të rinjtë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›