Krasniqi i gatshëm të dëshmojë pro Limajt

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ai është i gatshëm që të dëshmojë në mbrojtje të Fatmir Limajt, nëse këtij të fundit i ngrihet aktakuzë për rastin Kleçka.
Në një intervistë për gazetat kosovare Krasniqi ka theksuar se duke mbrojtur Limajn ai mbron UÇK-në.“Dëshmia do të bëhet për faktin se shantazhet e tilla: gjykimi në Hagë, akuzat e Dick Martyt dhe bisedimet e orkestruara janë në shërbim të mufatjes së zërit autentik shqiptar dhe demokratik” ka theksuar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë gjithashtu se veprimet e tilla janë kundër shtetit të Kosovës. “Shkurt e shqip janë veprime kundër funksionimit të institucioneve demokratike të shtetit të Kosovës dhe kundër perspektivës shqiptare në trojet e veta. Po e përsëris, shqiptarët duhet të mendojnë dhe të veprojnë shqip”, ka thënë Krasniqi.