E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Isaac shtyn konventen e Republikaneve ne Florida

Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është detyruar të shtyjë edhe nëj ditë konventën për shkak të alarmit për Uragan që ka përfshirë floridën prej stuhisë tropikale Isaac. Pak pasi guvernatori i Floridës ka shpallur gjendjen e alarmit në vend ka ardhru dhe lajmërimi nga republikanët për shtyrjen e konventës ku do të zyrtarizohet kandidimi i Mit Romni për garën për në Shtëpinë e Bardhë. Frika ëm e madhe ëshët se mos shirat e parashikuara dhe erërat të arrijnë një shpejtësi prej 130 kilometrash në orë dhe mund të provokojnë përmbytje në zonë. Edhe katër vjet më parë republikanëve u ishte dashur të shtynin konventën për shkak të uraganit Gustav. Ndërsa në gjirin e Meksikës Isak, stuhia tropikale ka shënuar erëra që kanë arritur një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë. Katër viktimat e uraganit janë shënuar në Haiti. Ndërkaq dhe Pentagoni është mobilizuar duke vënë në dispozicion të shtetit të Floridas shumë aeroplanë dhe helikopterë për të përballuar gjendjen e emergjencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›