E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarret në Kukës, vatrat në malin e fshatit Bele u shuan brenda disa orësh

Pasditen e djeshme, mali i fshatit Bele i njësisë administrative Zapod, u përfshi nga flakët.

Kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar Korab–Koritnik.

Efektivë të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Kukës, punonjës të bashkisë, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës u angazhuan, duke sfiduar terrenin e vështirë dhe erën e fortë për të ndaluar përhapjen e flakëve.

“Dje jemi njoftuar rreth orës 16:00 për një zjarr në fshatin Bele. Është bërë e mundur që brenda ditës deri në orën 20:00 të izolohet zjarri plotësisht,” tha drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Kukës, Bajram Nenada.

Ai apelon qytetarët që të evitojnë ndezjen e mbeturinave apo zjarreve në ambiente të hapura, sidomos në këto ditë me temperatura të larta.

“U bëj thirrje të gjithë banorëve të Kukësit që për asnjë arsye të mos ndezin zjarr. U bëj thirrje të bashkohen me ne, të na ndihmojnë në mënyrë që të mbrojmë mjedisin dhe pyjet,” shtoi z. Nenada.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›