E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të shprehet për pasurinë e Priftit

Partia Socialiste vijoi akuzat per ministrin e Ekonomise Dritan Prifti dhe pasurine e deklaruar prej tij ndersa i kërkoi serish kryeministrit Berisha te prononcohet konkretisht mbi kete ceshtje.

“Vetëm në Shqipëri, dhe vetëm nën sundimin e një kryeministri të zhytur kokë e këmbë në korrupsion bashkë me familjen e tij biologjike e politike, mund të imagjinohet që Dritan Prifti të mos japë llogari për miliona euro të fituara nga korrupsioni në më pak se një vit. Vetëm në Shqipërinë e Sali Berishës dhe familjes së tij, ministrat, djemtë, vajzat e kushërinjtë e ministrave dhe kryeministrit mund të vjedhin e të zhvasin pasurinë e një populli të tërë pa u hyrë gjemb në këmbë” tha deputeti i PS, Artan Gaci.

Njekohesisht deputeti socialist Gaci, akuzoi se pervec ministrave te kabinetit edhe familja kryeministrore vazhdon te pasurohet ne hijen e pushtetit.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›