Mbyllet financimi për Tiranë-Elbasan
Projekti për ndërtimin e rrugës Tiranë Elbasan dhe by pass i Fierit janë në përmbyllje të gjetjes së financimeve. Zëvendës ministri i transporteve Edmond Haxhinasto thotë se janë në fazën e përmbylljes më shumë se 300 milion euro kredi të buta të marra nga donatorë të ndryshëm.
"Projekti konkret Tiranë-Elbasan është pikërisht në fazën e përmbylljes së paketës investuese në vlerën rreth 250 mln euro. Projekt tjetër i rëndësishëm është bypass i Fierit, që është dhe ai duke u konkluduar përsa i përket investimit me një vlerë prej 55 milionë euro", thotë Edmond Haxhinasto, zv. ministër i Transporteve.
Garantimi i financimeve për këto dy projekte që mund të nisin vitin e ardhshëm i bashkëngjitet një totali prej 270 milion euro financime të huaja që po zbatohen aktualisht në rrugët kombëtare.
"Jemi në proces të përmbylljes së paketës investuese për këto projekte dhe unë mendoj që brenda vitit të ardhshëem të mund të kemi hapa konkret, për realizimin konkret të tyre", vijon ai.
Qeveria po përgatitet për dyfishim të investimeve në rrugë. Sipas planit buxhetor vitin që vjen në infrastrukturë do të përqëndrohen 22 miliard lekë, nga 11 që ishin këtë vit.
Adi Darsi