Konflikti PD-Presidencë, Meta: Nuk jemi palë me askënd
Zv/kryeministri Ilir Meta deklaron se nuk do të jetë palë me askënd në debatin mes presidentit dhe maxhorancës për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, janë të gjitha instrumentat ligjore për të përcaktuar nëse është shkelur apo jo nga presidenti ligji themeltar i shtetit, ligj i cili duhet të jetë baza për marrëdhëniet mes institucioneve.
"Në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të ndryshme duhet të prevalojë fryma e bashkëpunimit dhe respektit reciprok dhe jo ajo e konfliktit. Besoj se ekzistojnë të gjitha instrumentat për të verifikuar kushtetueshmërinë e cdo veprimi apo mos veprimi", deklaroi Ilir Meta, zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Po ashtu kreu i diploamcisë shqiptare është shprehur në favor të një ligji për presidentin, i cili nga ana tjetër duhet të ketë kujdes të mos i cënojë këtij të fundit kompetencat.
"Cdo institucion kushtetutes duhet të ketë ligjin përkatës organik, duhet bërë në frymë bashkëpunimi dhe së dyti cdo ligj organik duhet të synojë në respektimin e Kushtetutës dhe kompetencave kushtetuese të cdo institucioni", tha ai.
Elona Gjylmi