Arvizu Nevojitet nje perpjekje mbarekombetare per te luftuar korrupsionin
Ne Shqiperi ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu deklaroi sot se nevojitet nje perpjekje mbarekombetare per te luftuar korrupsionin
Komentet e tij ambasadori Arvizu i beri gjate konferences Antikorrupsioni rajonal ku ai theksoi se Shqiperi duhet te shpenzoje me shume energji ne luften ndaj ketij fenomeni edhe pse ka bere hapa perpara. Duke sjelle shembullin e Shteteve te Bashkuara ambasadori amerikan tha se askush nuk mund te jete mbi ligjin dhe marrja e kesaj eksperience eshte menyra per te bere perparim.
Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha theksoi se lufta ndaj korrupsionit eshte nje duel i perjetshem duke shtuar se nuk ka reforme qe mund te kete sukses nese nuk luftohet me pare korrupsioni. Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij ka bere e po ben perpjekje te medha per te luftuar kete fenomen.
Opozita nga ana e saj vazhdon te leshoje akuza te perditshme mbi korrupsionin qe sipas saj eshte instaluar ne vend nga shumica qeverisese duke bere pergjegjes direkt per kete situate kreun e qeverise.