E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Zbatimi i marreveshjes per vulat doganore te Kosoves fillon me 16 shtator

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se me 16 shtator do te filloje zbatimi i marreveshjes se arritur te premten e kaluar me Serbine per njohjen e vulave doganore te Kosoves. Me kete do te marre fund edhe vendimi i 20 korrikut per ndalimin e importeve nga Serbia. Njohja e vulave doganore tha ai eshte fillim i njohjes se Kosoves nga Serbia.  

Ne mbledhjen e sotme te qeverise ai tha se me 16 shtator ne vendkalimet kufitare me Serbine ne veri do te filloje funksionimi i doganave te Kosoves.

 Qeveria e Kosoves e ka agjenden e vet. Agjende kjo qe eshte ne drejtim te forcimit te shtetit ndaljes se plote te kontrabandes. Gjithashtu e theksoj per vendosjen e kontrollit te plote te kufirit shteteror ne mes Kosoves dhe Serbise. Doganieret e Kosoves do te jene edhe ne pikat 1 dhe 31 dhe do te jene udheheqes te doganes. Gjithashtu edhe policia e Kosoves dhe do te emerohen nga organet kompetente deklaroi kryeministri Thaci.

Ai tha se zbatimi i marreveshjes do te paraprihet nga nje fushate informuese per qytetaret ne veriun e Kosoves ndersa i beri thirrje edhe Beogradit qe te informoje qytetaret e Serbise per rrethanat e reja ne kufijte me Kosoves ne menyre qe sic tha te shmangen keqkuptimet e panevojshme.

Ne veri perfaqesuesit lokal te serbeve kane kundershtuar marreveshjen e arritur ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian dhe kane paralajmeruar veprime ne kundershtim te perpjekjeve per zbatimin e saj. Gjate nates se kaluar ata kishin vendosur bllokada ne rruget qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine per shkak te sic eshte thene shqetesimit nga ndonje operacion i mundshem i autoriteteve te Prishtines. Nderkohe ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise Goran Bogdanovic u ka bere thirrje serbeve ne veri qe te jene te bashkuar sepse perpara ndodhen dite te veshtira.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci u beri thirrje qytetareve serb qe te respektojne vendimet e institucioneve dhe marreveshjen duke nenvizuar se Prishtina nuk eshte ne konflikt me qytetaret e saj te perkatesise kombetare serbe por me strukturat qe ai i quajti kriminale. Atje do te vazhdojne angazhimet e organeve perkatese te policise dhe keta njerez qe kane shkelur ligjin qe jane te involvuar ne kontrabande krim dhe dhune tash e 12 vite do te perballen me drejtesine kosovare dhe ate nderkombetare dhe kjo do te ndodhe.

Kryeministri Thaci tha se zbatimi i marreveshjes eshte ne funksion te ruajtjes se teresise tokesore te Kosoves dhe forcimit te sovranitetit te saj.

Beogradi ka kundershtuar pranine e doganieret dhe policeve kufitar te Kosoves ne vendkalimet ne veri duke kerkuar serish kthimin ne gjendjen e mehershme ne ate pjese te Kosoves nje kerkese kjo e cila eshte hedhur sot serish poshte nga kryeministri Thaci sipas te cilit me nje qendrim te tille pajtohen edhe autoritetet me te larta nderkombetare.

Me 25 korrik qeveria e Kosoves filloi nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe ne funksion te zbatimit te vendimit per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves. Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Dhuna beri qe kontrollin ne vendkalimet kufitare ne veri ta marrin persiper forcat e NATO-s te cilat i shpallen ato vendkalime si zona te kufizuara ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›