E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, dorëhiqet kryeministri Naoto Kan

Kan bëri të ditur se është larguar nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Japonisë, duke i dhënë fund kështu qëndrimit të tij si kryeministër.

Vendimin për dorëheqje kreu i qeverisë japoneze e kishte marrë në qershor, pas kritikave për menaxhimin e situatës bërthamore dhe vështirësive ekonomike.

Ditën e hënë, Partia Demokratike e Japonisë pritet të zgjedhë kryetarin e ri, i cili do të bëhet njëkohësisht kryeministër i vendit.
/Start/E. B/

                                                                                             2011-08-26 16:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›