Venezuelë, protesta kundër ligjit të ri mbi arsimin
Mijëra venezuelianë iu bashkuan dy marshimeve rivale në Karakas mbi një ligj të diskutueshëm mbi arsimin që kritikët thonë se forcon kontrollin e Presidentit Hugo Chavez mbi shkollat dhe universitetet.
Ndërsa qindra mbështetës të qeverisë të veshur ne të kuqe kërcenin në muzikë salsa në qendër të qytetit, kundërshtarët e tyre, shumë prej të cilëve të veshur me të bardha marshuan në një nga rrugët kryesore të Karakas.
Një përpjekje e mëparshme për të rindërtuar arsimin ishte një nga faktorët që shkaktoi protesta masive në 2002 të cilat përfunduan me një përpjekje të dështuar për grusht shteti kundër Chavez.
Ligji i ri i miratuar javën e kaluar i lejon këshillit të komuniteteve që janë pro qeveritare, një rol të madh në drejtimin e shkollave dhe universiteteve. Ai gjithashtu bën thirrje që sistemi arsimor të udhëhiqet nga "doktrina Bolivariane". Simon Bolivar liroi disa vende nga perandoria Spanjolle në fillim të shekullit të 19-të. Socialisti Chavez e përshkruan qevrinë e tij si " revolucioni Bolivarian" dhe kritikët thonë se ligji do të sjell një sistem arsimor ideologjik të frymëzuar nga Kuba komuniste.
Qevria thotë se ligji do të sigurojë një arsim të ndershëm dhe do të garantojë mendimin e lirë.
Disa kundërshtues të ligjit mbanin në dorë pankarta që shkruanin:" unë nuk mund të mbështes ligjin tuaj kuban". " Në thelb ne kërkojmë që ligji të diskutohet me studentët tek të cilët ndikon më shumë"-tha një protestues.
Chavez është angazhuar në forcimin e shtetit në shumë fusha të jetës në eksportuesin më të madh të naftës në Amerikën e Jugut.
Ai ka ndërmarrë për një kohë të shkurtër një duzinë ligjesh për rregullimin e ekonomisë, vendeve të punës dhe tregtinë, duke përfituar nga një opozitë e dobët.
Ligji u miratua javën e kaluar pasi grupe të vogla protestuesish u përleshën me policinë e cila përdori gazlotsjellës dhe topat me ujë për t'i shpërndarë ata. ligji është kundërshtuar dhe nga Kisha Romake Katolike dhe autoritetet universitare.