Berisha: Ndal zvarritjes së gjyqeve, tu hiqen licencat avokatëve abuzues
Tiranë- Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim sipas së cilit synohet ndalimi i abuzimit nga ana e avokatëve me proceset gjyqësore në favor të klientëve të tyre duke kërkuar edhe heqje të licensës për shkelësit.
Kreu i ekzektuvit Sali Berisha tha para kabinetit të tij qeverisës se është evidentuar në mënyrë të përsëritur në disa procese fenomeni që avokatët harrojnë etikën e profesionit dhe trupëzohen me klientin.
Dhe bëhen pjesë e shpirtit dhe e pasurive të tyre të paligjshme. Sabotojmë në mëyrën më kriminale dhe të paligjshme proceset gjyqësore, vetëm sespe është e dobët mbrojtja sepse smund ti mbronë, përpiqen të shpëtojnë nga dënimi banditë më të rrezikshmëm në Shqipëri dhe Evropë duke shtyrë proceset në afat përtej së cilave smund të zhvillohen,-tha Berisha.
Sipas zotit Berisha vendimi i ri u jep këtij grupi të vogël pamundësinë për të abuzuar me proceset që kanë në mbrojtje.
Siç kanë abuzuar në përpjekjën mafioze të dështimit në një seri të proceseve për të cilat ka interes e mbarë shoqëria shqiptare,-tha Berisha i cili i bëri thirrje Dhomës së Avokatëve që të ndjekë shembullin e asaj të Noterëve e të mos lejojnë që një grusht i vogël avoketërish, të njollsin punën e shkëlqyer që bëjnë shumica e tyre.
Kaën edhe ata tagrin tja heqin licensën dhe të mbrojnë urdhërin e tyre nga individë me zero ndërgjegje personale,-tha kryeministri.
IDEA ka djekur herë pa herë zvarrtijen e procese gjyqësore në dyert e gjykatave shumë prej të cilave shtyehn pafundësisht pë rmungesë avokatësh.
Dorina Bilbili/IDEA/