Zjarrfikësit në Itali luftë ndaj 17 zjarreve
Pasi njoftoi për tetë zjarre aktive gjatë paradites, mbrojtja civile njoftoi gjatë pasdites se kishte regjistruar "17 fronte aktive" të vendosura kryesisht në Sardenjë, në Siçili dhe në Kalabri. Gjithsesi në Sardenjë, ku zjarri që po bën kërdinë në ishull që prej tri ditësh shkaktoi të mërkurën dy viktima, "temperaturat janë në rënie të lehtë, një element pozitiv ky, megjithë erën që vazhdon të fryjë", deklaroi për agjencinë ANSA Luigi D''Angelo, zyrtar i Mbrojtjes Civile. "Kushtet klimatike janë më pak të favorshme në Kampania, në Kalabri, në Siçili dhe në Pulja", sqaroi ai.
D''Angelo nënvizoi se nuk "kishte ndonjë rrezik të veçantë për popullsinë, sepse zjarret ishin vetëm në zona pyjore. Për nesër, ne presim një rënie të temperaturës dhe zbutje të faktorëve që favorizojnë shpërthimet e zjarreve dhe përhapjen e flakëve".
Afro 1.500 zjarrfikës dhe vullnetarë po punojnë në zona të ndryshme të prekura nga zjarret, të mbështetur nga 8 avionë "Canadairs" dhe 11 helikopterë që janë në rotacion konstant që prej agimit. Gjatë verës 2008, katër persona gjetën vdekjen nga zjarret, kundrejt një numri të përgjithshëm prej 12 personash në vitin 2007, kur 7000 zjarre shkatërruan rreth 112.000 hektarë në vend.