Sllovenia “bllokadë” Kroacisë në rrugën e integrimit
Ky vendim i palës sllovene e çon në 14 numrin e kapitujve të bllokuar të bisedimeve, bënë të ditur sot burime diplomatike. Në takimin e djeshëm të Këshillit të grupit "Task Force" të BE-së për zgjerimin, Sllovenia ishte i vetmi vend anëtar që nuk dha konsensusin e saj për mbylljen e kapitullit të negociatave për Lirinë e Lëvizjes së Punëtorëve.
Një burim i presidencës suedeze të radhës së BE-së deklaroi se pavarësisht bllokimit të këtij kapitulli, Kroacia po vazhdon reformat në kuadër të procesit të anëtarësimit, një fakt që u theksua edhe gjatë mbledhjes së grupit "Task Force". Sllovenia ka bllokuar hapjen e nëntë kapitujve dhe mbylljen e pesë të tjerëve, duke vendosur në këtë mënyrë një pengesë serioze në procesin e anëtarësimit në familjen evropiane 27-anëtarëshe, për shkak të një mosmarrëveshjeje kufitare ndërmjet dy vendeve.