Zjarrfikësit: Komuna nuk përmbushi kërkesat

Shoqata Sindikale e Zjarrfikësve te Prishtinës është jashtëzakonisht e zhgënjyer për mospërmbushjen e premtimeve te pune dhënësit-KK Prishtine, për realizimin e kërkesave te dakorduara qe ishte shkas qe kjo SHS-e te marre vendim për ndërprerjen e grevës.
Sipas sindikalisteve, pas premtimeve të shumta dhe marrëveshjes se arritur me punëdhënësin, KK Prishtinës, se ne pagën e muajit Dhjetor do te kompensohen orët jashtë orarit te punës, ndryshimi i koeficientit dhe përurimit te objektit për zjarrfikësit, si dhe do te shqyrtohet kërkesa për një pako ndihme për punën e jashtëzakonshme gjate stinës se verës, nga te gjitha këto kërkesa nuk është plotësuar as minimumi i minimumit te tyre, edhe pse listat e pagave zjarrfikësit i kane nënshkruar me rritjen e premtuar.
“Ne konton e punëtoreve është transferuar shuma prej 30% nga ajo e premtuar dhe e nënshkruar. Edhe pas kërkesës për sqarimin e kësaj situate, askush nga zyrtaret komunal te KK Prishtinës, nuk jep arsyetim për mosrealizimin e pagesës”, kanë bërë të ditur sindikalistet.
Shoqata Sindikale e Zjarrfikësve te Prishtinës është duke planifikuar qe ne muajin Janar te ndërmarr hapa adekuat konform Ligjit mbi Grevat dhe Ligjit mbi Organizimin Sindikal ne Kosove. /Indeksonline/