Gjykata dënon pediatrin gjilanas për përvetësim parash

Gjykata Komunale në Gjilan ka shpallur fajtor pediatrin, Zijadin Hasani për veprën penale, shpërdorim të pozitës zyrtare ose të autorizimit, duke dënuar atë me 50 ditë burgim. Ky dënim nga gjykatat, atij i është shndërruar në vlerë të 750 eurove.
Pediatri Hasani si dënim plotësues i është ndaluar veprimtaria në ordinancën private në Gjilan. Hasani ka pranuar fajësinë për veprën penale në të cilën është akuzuar.
Gjykata Komunale e Gjilanit ka dënuar me 50 ditë burgim, por që më vonë ky dënim i është shndërruar me 750 euro dënim, pediatrit, Zijadin Hasani, i cili në mënyrë të paligjshme për dy vjet me radhë në mënyrë të paligjshme ka keqpërdorur paisjet mjekësorë nga Spitali Rajonal i Gjilanit, me qëllim që të përvetësoj për vete të holla materiale.
Në aktgjykim thuhet se Zijadin Hasani është fajtor sepse që nga viti 2010 e deri më 13 shtator 2012 në vazhdimësi në Spitalin Rajonal të Gjilanit, saktësisht në repartin e Pediatrisë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka shpërdorë pozitën e tij zyrtare, në mënyrë që privatisht pacientëve në këtë repart në vazhdimësi u ka ofruar shërbime, duke u dhënë injeksione, dhe duke pranuar nga të njëjtit nga 5 euro, për çdo injeksion, derisa vetëm nga e dëmtuara, Ganimete Aliu nga Zhegra ka marrë 215 euro”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan, transmeton “Espress”.
Ndërsa, e dëmtuara Ganimete Aliu nuk ka reaguar duke thënë se mjeku është sjell mirë me të./Indeksonline/